Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se është mbyllur Mbikalimi i Shkozetit. Në një postim në Facebook, ARRSH thekson se vendimi është marrë nga supervizori I kompanisë së mirëmbajtjes në bashkëpunim me autoritetin.

 

Shkak janë bërë dëmtimet e marra nga lëkundjet e tërmetit.

 

“Autoriteti Rugor Shqiptar ju bën me dije se, pas tërmeteve të përsëritura disa herë gjatë ditës, për Mbikalimin e Shkozetit, nga supervizori i kompanisë së mirëmbajtjes dhe ARRSH, u mor vendimi që të mbyllet për trafikun Mbikalimi i Shkozetit. Kontraktori dhe Policia Rrugore është prezente në vend për të drejtuar trafikun. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës derisa kjo situatë të qetësohet!”

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *