Subscribe

Diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2018, ka shkaktuar debat mes mazhorancës dhe opozitës mbi rritjen e të ardhurave në buxhet, nga trafiku i hashashit. Ministri Ahmetaj rrëzoi pretendimet e pakicës, e cila vijon të këmbëngule në qëndrimin e saj.

 

Debati mes palëve u ashpërsua, pasi kreu i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, tha se buxheti mbështet reformën në drejtësi.

 

Pasi dhanë qëndrimin kundër p/buxhetit, demokratët braktisën mbledhjen. Akt i cili nuk u pasua nga deputeti i LSI-së Edmond Haxhinasto.

 

Edhe pse opozita ishte larguar, Ahmetaj reagoi duke thënë se rritja në investimet private vjen nga kreditimi.

 

Të njëjtin qëndrim në raport me qeverinë opozita mbajti edhe në Komision e Ligjeve, ku akuzuan për lidhje të mazhorances me krimin.

 

Pas deklaratës, deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen e komisionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *