Subscribe

Nuk ka imunitet politik kur bëhet fjalë për cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Kështu ka deklaruar ministrja e Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë turit të llogaridhënies së qeverisë në Bashkinë e Matit.

 

“Pritshmëritë për ne janë vërtetë shumë të larta, sepse njerëzit që na kanë votuar dhe besuar që të qeverisim vetëm, na kanë dhënë përgjegjësinë për të bërë të vërtetë të gjithë ato premtime apo atë vizion qeverisës që ne kemi ndarë me ta, por nga ana tjetër edhe përgjegjësia është e gjitha e jona , nuk kemi me kë e ndajmë, për ato gjëra që nuk i bëjmë ashtu si duhet, apo që nuk arrijmë ti bëjmë dot. Kjo është arsyeja se përse këtë gjashtë mujor, përveçse e kemi bërë analizë, si ministra me kryeministrin apo si anëtarë të një qeverie të PS-së me grupin tonë parlamentar, kemi vendosur që ta zbresim në terren atje ku është forca jonë edhe atje ku është thelbi i punë që bëjmë, tek njerëzit, për të komunikuar me gjithë secilin për gjithçka sa kemi bërë”, deklaroi ajo.

 

Ministrja përmendi investimet e qeverisë në Mat, e që sipas saj promovojnë vlerat turistike të zonës.

 

“Ulza është një vend shumë i bukur, ka një ambicie vërtetë shumë të sinqertë të shumë aktorëve, përfshi edhe kryeministrin për më shumë projekte, për më shumë investime për ta bërë më atraktive për turizmin. Është një projekt shumë i bukur për të bërë shëtitoren e liqenit, për ta bërë liqenin një vend vërtetë turistik, të lundrueshëm, me shumë aspekte për një turizëm më atraktiv për zonën”.

 

Në takimin që pati me banorët e Njësisë Administrative Baz, ministrja Xhaçka i kërkoi atyre që shqetësimet dhe ankesat që kanë ti bëjnë përmes portalit të bashkëqeverisjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *