Prej dy javësh spitali i Burrelit është kthyer në karantinë në kuadër të masave kundër COVID-19. Të gjitha pavionet e këtij spitali janë boshatisur, për të qenë gati në rast nevoje për të prekurit nga koronavirusi.

 

Ndërkohë këtë të premte pranë këtij spitali ka mbërritur një sasi e konsiderueshme mjetesh mbrojtëse për personelin shëndetësor kundër koronavirusit.

 

Burime pranë këtij spitali thanë se deri tani nuk ka asnjë rast të prekur nga virusi, ndërsa qytetarët e paraqitur vetë nuk kanë patur shenjat klinike të COVID-19.

 

Qarku Dibër është ndër 2 qarqet e paprekura deri tani nga COVID-19. Ndërkohë të gjithë personat e kthyer nga vendet e prekura e kryesisht nga Italia janë karantinuar në shtëpitë e tyre dhe po monitorohen nga policia për të mos thyer karantinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *