E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bombardime në Odesë, shpërthen anije tregtare pas sulmit me raketa

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur portin e Odesës në Ukrainë pas një sulmi me dronë dhe raketa, që dyshohet se është kryer nga forcat ruse.

Sipas autoriteteve ukrainase, një anije tregtare është përfshirë nga flakët pas bombardimeve, ndërsa pamjet e zjarrit dhe shpërthimit janë bërë virale në rrjete sociale. Deri më tani nuk raportohet për viktima, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Reklamë

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë konfirmuar se gjatë natës janë kryer sulme të koordinuara ajrore ndaj infrastrukturës portuale të Odesës, një pikë strategjike për eksportet e vendit. Megjithatë, nuk janë dhënë ende detaje mbi tipin e raketave apo numrin e dronëve të përdorur në sulm.

Operacionet e shpëtimit dhe shuarjes së zjarrit vijojnë, ndërsa autoritetet lokale kanë urdhëruar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në zonën portuale për arsye sigurie.

Vazhdo të lexosh

Reklamë