Pas përplasjes  se djeshme ne fakultetin juridik, situata vijon te mbete e njejte. Një pjesë e studenteve këmbëmngulin për mesim ndërsa pjesa tjeter qëndron e ngujuar në auditorë.

 

Disa të rinj thonë se do ta rinisin procesin mësimor në gjimnaze.

 

Por i kontaktuar nga Vizion Plus, Dekani i drejtësisë Artan Hoxha tha se nuk është marrë ende asnjë vendim për zhvillimin e mesimit ne ambiente te tjera.

 

Krahas bojkotit që po ndodh ne disa fakultete, ai i Inxhinerisë dhe Arkitektures nisi sot edhe mbledhjen e firmave për anullimin e ligjit të arsimit te larte.

 

Bojkoti i procesit mësimor vijon edhe në fakultetin e skencave sociale dhe tek Filologjiku. Në këtë të fundit, munguan studentet që kërkuan rikthimin në klasa.

 

Procesi mësiomor është duke vijuar normalisht në fakultetin e Ekonomisë, atë të mjekësisë dhe në Universitetin Politeknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *