Subscribe

Vonesat ne ngritjen e dy institucioneve me te rëndësishme te sistemit te drejtësisë; Këshillit te Larte gjyqësor dhe Këshillit te Larte te Prokurorisë kane bllokuar te gjithë zinxhirin e zbatimit te reformës ne drejtësi përfshi edhe shkollimin dhe emërimin e magjistratëve te rinj. Drejtori i  shkollës se magjistraturës Sokol Sadushi i është drejtuar me një letër Parlamentit ku i kërkon te ndërhyjë për te zgjidhur ngërçin.

 

Shkolla e Magjistraturës ndodhet në një situatë të vështirë për realizimin e objektivave të saj, që janë të lidhura me pamundësinë e organizimit në muajin prill, të provimit të pranimit për kandidatët për magjistratë, por edhe të mosemërimit të kandidatëve për magjistratë, që diplomohen në muajin qershor të vitit 2018.

 

Ligjet e reja ne kuadër te reformës ne drejtësi parashikojnë qe do te jete Këshilli i Larte Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë te cilët shpallin numrin e kandidateve qe do te pranohen ne shkollën e magjistraturës, e janë po këto institucione qe bëjnë emërimin e tyre. Por ne kushtet kur për këto dy institucione ende nuk ka një date se kur do te ngrihen shkolla e magjistraturës, kërkon ndryshimin e kuadrit ligjor pasi ne muajin qershor magjistratët do te diplomohen.

 

“Vlerësojmë se e vetmja zgjidhje është marrja e iniciativës legjislative për të bërë një ndryshim në një prej dispozitave ligjore të ligjit, në mënyrë që të lejojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm të emërojë kandidatët magjistratë të diplomuar”.

 

Këshilli i Larte gjyqësor dhe Këshilli i Larte i Prokurorisë nuk janë ngritur ende pasi kandidatet për këto institucione po i nënshtrohen Vettingut; ndërkohë qe parlamenti ka mbyllur pjesën e tij te detyrimeve duke zgjedhur 10 anëtarë ne te dy këshillat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *