E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bleu armë dhe gënjeu në formularin e deklarimit, shpallet fajtor për tre akuza djali i Presidentit Joe Biden

Djali i presidentit amerikan  Joe Biden, Hunter Biden është shpallur fajtor për tre vepra penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje.

Në kundërshtim me ligjin amerikan, 53-vjeçari Biden ka gënjyer për varësinë e tij ndaj drogës dhe alkolit kur ka bërë aplikim dhe ka blerë armë zjarri në vitin 2018. Të njëjtën armë zjarri, Biden e ka mbajtur pa leje për një periudhë kohe.

Reklamë

Hunter Biden bëhet rasti i parë në histri që fëmija i një presidenti në detyrë shpallet fajtor në një gjyq penal.

Gjyqtarët do të duhet të vendosin tashmë një datë për të dhënë dënimin e djalit të presidendit, gjë që duhet të bëhet në një afat prej 120 ditësh.

Reklamë

Kjo do të përkonte jo më larg se një muaj përpara zgjedhjeve presidenciale që mbahen në nëtor.

BBC shkruan se Hunter Biden tregoi pak emocione ndërsa u lexuan vendimet e fajësisë. Pas dhënies së vendimit ai u ngrit në këmbë dhe i dha një përqafim avokatit të tij, Abbe Lowell përpara se të puthte dhe përqafonte gruan e tij.

Dyshja u larguan në heshtje së bashku. Ai u shoqërua menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret ndërsa gazetarët zbritën me shpejtësi poshtë shkallëve për të dalë jashtë.

Cili është dënimi maksimal me të cilin përballet Hunter Biden?

Hunter Biden përballet me një maksimum prej 25 vitesh burgim pasi u shpall fajtor për tre akuza për krime.

Dënimi maksimal për deklarim të rremë në blerjen e armës është 10 vjet

Dënimi maksimal për bërjen e një deklarate të rreme në lidhje me informacionin që kërkohet të mbahet nga tregtari federal i licencuar i armëve të zjarrit është 5 vjet

Dënimi maksimal për mbajtjen e armës së zjarrit nga një person që është përdorues i paligjshëm ose i varur nga një substancë e kontrolluar është 10 vjet./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë