Subscribe

Ende pa nisur procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, socialistët e bëjnë të qartë se mundësia e bashkëpunimit me Sali Berishën nuk ekziston. Në reagimin e saj, Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, lë të kuptohet se mazhoranca qeverisëse njeh si Parti Demokratike atë zyrtare të drejtuar nga i komanduari Enkelejd Alibeaj dhe jo Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës.

 

“ELISA SPIROPALI

MINISTRE E SHTETIT PER MARREDHENIET ME PARLAMENTIN

Sali Berisha është vetpërjashtuar nga një proces ku nuk e ka ftuar askush dhe ku askush nuk ka pasur asnjë plan për ta ftuar! Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin.”

 

Qëndrimi i mazhorancës qeverisëse erdhi pasi gjatë paradites Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali u takuan në kuvend për të diskutuar mbi procesin e pasuesit të Ilir Metës.

 

Takimi mes tre të përcaktuarëve nga kryesocialisti Edi Rama për të udhëhequr, qoftë edhe negociatat me Partinë Demokratike zyrtare për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, i prijnë shpalljes së kalendarit të posaçëm për këtë çështje javët e ardhshme.

 

Edhe pse deri të premten angazhimi i deputetëve nuk janë komisionet paralamentare por takimet me elektoaratin pasi është java e gjelbër, disa prej tyre ishin në kuvend. Njëri prej tyre ishte kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj. Jashtë kamerave ai mohoi nisjen e negociatave me socialistët për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

 

Po gjatë paradites në kryesinë e kuvendit ishte edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Ajo u takua me kryetaren e kuvendit Lindita Nikolla. Në mbyllje të bisedës 30 minutëshe me kryeparlamentaren, diplomatja amerikane nuk bëri asnjë deklaratë.

 

Qëllimi i takimit mbetet ende i pazbardhur si nga zyra e shtypit të kuvendit dhe nga ambasada e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Vizita e Yuri Kim vjen pak javë para se në kuvend të nis zgjedhja kreut të ri të shtetit. Deri më tani zyrtarisht mes socialistëve dhe demokratëve nuk është hedhur asnjë hap drejt bashkëpunimit për zgjedhjen me konsensus të presidentit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *