Të paktën 12 policë raportohen deri tani të plagosur nga incidentet e mëdha të ndodhura para parlamentit.

 

Lëndimet e uniformave blu kanë ardhur në mënyrë të veçantë pas sulmit me bomba molotov që protestuesit e opozitës së bashkuar bënë rreth orës 21:00 tek hyrja e Kuvendit.

 

Përdorimi pa kriter i bombave molotov, sendeve të tjera të forta, kapsollave dhe fishekzjarreve mund të rëndojë edhe më tej bilancin e të plagosurve.

 

Një numër i konsiderueshëm ambulancash kanë udhëtuar kohë pas kohë drejt Traumës dhe QSUT-së për të përcjellë policë dhe qytetarë të plagosur në këtë situatë dhune dhe koasi.

 

Pas marshimit nga kryeministria tek parlamenti protesta e opozitës degjeneroi në akte të rënda dhune ndaj forca vetë rendit dhe institucioneve publike.

 

Një situatë e papracedentë e dënuar edhe më herët nga ndërkombëtaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *