Subscribe

Shqiptarët gjithnjë e më pak po marrin iniciativë për të hapur biznes në vend. Ky fakt konfirmohet nga shifrat zyrtare, të numrit të bizneseve të reja të regjistruara. Referuar këtyre të dhënave, për periudhën janar-korrik 2019 janë rreth 2400 biznese më pak të hapura, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Ekspertë të sistemit fiskal e komentojnë këtë situatë më tkurrjen e aktiviteti ekonomik, por jo vetëm edhe me presionin në të cilin ndodhet biznesi për shkak edhe të aksioneve të vazhdueshme antiinaformalitet.

 

Unë e lidh këtë fakt me ritmet e rritjes ekonomike. Jemi në një stanjacion te ekonomisë shqiptare. Kemi të bëjmë me një rrudhje për shkak edhe të rënies së konsumit çka i bën qytetarët të kenë më pak iniciativë.   

 

Paralelisht me këtë fakt edhe shifrat e çregjistrimeve mbetën në nivele negative. Për periudhën 7 mujore kemi rreth 300 biznese më shumë që kanë mbyllur aktivitetin e tyre.

 

Unë e konsiderojë të ulët numrin e çregjistrimeve, pasi gjatë këtij viti kemi patur një numër të lartë të bizneseve që kanë kaluar pasiv. Nga ana tjetër kemi edhe një ndryshim ligjor, që bizneset që operonin me disa niptet duket ti mbyllnin ato dhe të operonin me  një të vetëm. Ndaj mendoj se mbetet për t’u parë deri në fund të vitit kjo shifër.

 

Që nga viti 2016 kohë kur nisi aksioni i parë kundër informalitetit, numri i bizneseve të reja ka shënuar një rënie të konsiderueshme. Mesatarisht hapen 10 apo 12 mijë aktivitete në vit, nga thuajse dyfishi që ka qenë para 2016.

 

Referuar edhe raporteve të Bankës Botërore Doing business ndryshimet e shpeshta ligjore në aspektin fiskal, barra e taksave, burokracitë si dhe korrupsioni janë disa nga vështirësitë më të cilat përballen bizneset, duke bërë që ambienti ekonomik të mos jetë shumë stimulues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *