E hënë, 19 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shtyhet seanca në themel për Metën dhe Kryemadhin, gjykata cakton datën e radhës

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është shtyrë për në datën 29 korrik, ora 10:00, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

Të dy të pandehurit ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa Ilir Meta u përfaqësua nga avokati i ri, Bujar Musta, pas tërheqjes së avokatit të mëparshëm, Kujtim Cakrani.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë