Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin...

Agjencia bërthamore e OKB-së ngre alarmin për programin bërthamor...

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine Yamal fiton...

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një qytetar

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria, palët shtyhen...

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra vijojnë të...

“Do të mbetesh i përjetshëm”, Rodrigo De Paul, mesazh...

Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e godinës

SHBA godet objektiva të Iranit pranë Ngushticës së Hormuzit

Tragjedi në Kinë, 28 viktima nga zjarri në një fabrikë këpucësh

9 Korrik 17:44

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një fabrikë këpucësh në qytetin Jinjiang, në provincën Fujian të Kinës lindore.

Flakët shpërthyen rreth mesditës së së enjtes në fabrikën Huiteng Shoes, ndërsa autoritetet raportuan se për disa orë pati frikë se brenda godinës ndodheshin ende persona të bllokuar.

Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror kinez CCTV treguan zjarrfikësit duke luftuar me flakët, ndërsa tym i dendur i zi dilte nga ndërtesa shumëkatëshe. Në video shiheshin edhe persona që kishin kërkuar strehim pranë dritareve dhe në çatinë e objektit, ndërsa zjarri kishte përfshirë katet e poshtme.

Ministria kineze e Menaxhimit të Emergjencave bëri të ditur se në vendngjarje u angazhuan 183 efektivë zjarrfikës dhe shpëtimi, të mbështetur nga 35 mjete zjarrfikëse, për shuarjen e flakëve, kërkimin e të mbijetuarve dhe ndihmën ndaj të plagosurve.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, e cilësoi ngjarjen si një tragjedi me “humbje të rënda njerëzore” dhe kërkoi që shkaqet e zjarrit të zbardhen sa më shpejt.
“Duhet të identifikohet sa më parë shkaku i aksidentit dhe personat përgjegjës të mbajnë përgjegjësi të plotë sipas ligjit”, deklaroi Xi.
Sipas mediave shtetërore kineze, disa persona rezultuan fillimisht të bllokuar dhe pa kontakte me ekipet e shpëtimit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Ngjarja vjen në një kohë kur Kina ka shtuar kontrollet për sigurinë nga zjarret, pas disa incidenteve tragjike të ndodhura muajt e fundit në ndërtesa banimi dhe objekte të tjera në vend.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Kina viktima Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto Carlos bëhen bashkë dhe blejnë klubin

më shumë...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshimin

më shumë...

Agjencia bërthamore e OKB-së ngre alarmin për programin bërthamor të Iranit: Mungesa e aksesit në objekte, shqetësim serioz

më shumë...

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine Yamal fiton çmimin prestigjioz

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:59

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo...

9:45

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga...

9:15

Agjencia bërthamore e OKB-së ngre alarmin për...

9:11

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine...

8:51

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet...

8:38

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria,...

8:34

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:27

Vonesa e ambulancës në Vaun e Dejës,...

8:23

“Do të mbetesh i përjetshëm”, Rodrigo De...

8:16

Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e...

8:03

Si të aplikoni për pensionin e pleqërisë,...

7:50

SHBA godet objektiva të Iranit pranë Ngushticës...

7:17

Kërkohet heqja e vetos në BE, 11...

7:15

Rudiger i thotë lamtumirë kombëtares gjermane, mbrojtësi...

7:00

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos...

6:57

I shpëtoi jetën vajzës e cila u...

6:39

Presidenti, Abdixhiku: 6 deputetë të LDK janë...

6:38

Sa kafe mund të pimë në ditë?

6:08

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

5:57

Hapet thirrja për trajnuesit e Programit “Pas...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja kush emërohet
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.