E martë, 20 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

“Pas moshës 37 vjeç…”/  Nutricionistja ndan këshillat për gratë para dhe gjatë menopauzës: Kujdes nga inflamacioni!

Perimenopauza, menopauza dhe ndryshimet që pëson trupi i gruas me kalimin e moshës kërkojnë më shumë ndërgjegjësim dhe kujdes, si nga ana mjekësore, ashtu edhe për mënyrën e jetesës.

Blogerja Teuta Dupi, e ftuar në studion e emisionit “Takohemi n’Vizion”, theksoi se për këtë fazë është folur më shumë në emisionet televizive sesa nga mjekët. Ajo nënvizoi rëndësinë e aktivitetit fizik dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Reklamë

Ndërkohë, nutricionistja Brikena Xhixha këshilloi kujdes ndaj faktorëve që nxisin inflamacionin, konsumimit të karbohidrateve dhe sheqernave të thjeshta, si dhe rëndësinë e një ushqyerjeje të ekuilibruar për të ndihmuar organizmin.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Dupi: Perimenopauza nuk është folur nga mjekët, jo nga gratë. Më shumë është folur në emisione televizive sesa nga doktorët. Në momentin kur ke shenja problematike, është detyra e tij ta dijë si koncept. Nuk është problemi që s’e bëjnë gratë, se nuk dinë, s’kanë çfarë flasin. Sa i përket metabolizimit, duhet të kemi parasysh diçka, pas moshës 37 vjeç duhet të jesh ti që punon për trupin. Jo në të gjitha rastet, por pas kësaj moshe duhet të ushqehesh mirë dhe të merresh me sport. Unë nuk marr suplemente. Vitaminat i marrim sipas rasteve. Bëj aktivitet fizik, përpiqem të ha mirë, edhe pse ndonjëherë e prish, nuk jam aq strikte. Kur ushqehesh keq dhe je në udhëtime, ndihesh keq, se fryhesh. Se kur fryhesh, edhe acarohesh. Mendoj se për secilin është baza. Duhet bërë rutinë jete mirëushqyerja.

Fjora: Çfarë duhet të kemi parasysh nga ana e ushqyerjes?

Xhixha: Duhet të kemi kujdes nga inflamacioni. Nuk duhet të konsumojmë një nivel të lartë karbohidratesh dhe sheqeri të thjeshtë bashkë. Të gjitha këto bashkë ndikojnë te insulina. Duhet të zgjedhim një pjatë me zgjuarsi, ku të jenë edhe karbohidratet, edhe proteinat. Duhet të kemi probiotikë me shumicë. Janë ndihmës shumë të mëdhenj.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.