Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
07 June 2026
Vizion fokus

“Natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojn”, Rama për komentuesit...

Protestat për Zvërnecin, Rama në Podcastin “Flasim”: Qindra, mijëra...

Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjon Bunjaku

Terror në festivalin në SHBA, dy të armatosur shkëmbejnë...

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit:...

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset me viza

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu! Maran e...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, tre...

Biden njofton planet që përforcojnë përpjekjet për vaksinim, doza shtesë, e teste falas

21 Dhjetor 23:16

Në kushtet kur varianti Omicron po përhapet me shpejtësi, Presidenti Joe Biden bëri publike masat e administratës së tij që parashikojnë rritje edhe më të ndjeshme të vaksinimit apo dhe imunizimit me doza përforcuese, ofrimin e 500 milionë testeve të shpejta falas për amerikanët, si dhe një rritje të mbështetjes për spitalet e mbingarkuara me të infektuar.

 

Plani i presidentit vjen ndërsa numri i rasteve të reja me koronavirus në SHBA po rritet ndjeshëm sërish, me 143,000 raste infeksionesh të regjistruara të hënën dhe 1,300 vdekje si pasojë e COVID-it. Gati tre të katërtat e rasteve të reja janë të lidhura me variantin tejet ngjitës atë Omicron.

 

Gjatë fjalimit të tij në Shtëpinë e Bardhë Presidenti Biden tha se televizionet kabllore dhe mediat sociale kane përfituar nga dezinformatat lidhur me pandeminë. Ai tha se ata që keqinformojnë, duhet t’i japin fund kësaj gjëje, dhe menjëherë.

 

Zoti Biden tha se vendi nuk do t’i kthehet me marsit të vitit 2020 dhe shtoi se amerikanët e kanë detyrë patriotike të vaksinohen. Presidenti paralajmëroi të martën amerikanët e pavaksinuar se po e vënë veten dhe të dashurit e tyre në rrezik, mes përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.

 

“Nëse nuk jeni plotësisht të vaksinuar, keni arsye për t’u shqetësuar”, tha zoti Biden.

 

Presidenti tha se të vaksinuarit mund të infektohen me COVID-19, por ata janë të mbrojtur nga rastet e rënda të sëmundjes dhe vdekjet. Në fjalimin e mbajtur të martën pasdite, Presidenti Biden detajoi ndryshime të mëdha në planin e tij për sezonin e dimrit për sa i takon përpjekjeve antikovid, nxitur nga shfaqja e Omicronit, rreth të cilit shkencëtarët kanë ende shumë pikëpyetje.

 

Një pjesë e rëndësishme e planit është vendimi i zotit Biden që qeveria të blejë 500 milionë teste të shpejta për koronavirus dhe t’ua shpërndajë ato falas amerikanëve, duke filluar nga janari.

 

Për të siguruar një test falas çdo amerikan do të përdorë një faqe interneti të re ku mund të porosisë një të tillë. Testet do të dërgohen me postë pa pagesë, njoftoi më herët Shtëpia e Bardhë.

 

Ky vendim shënon një ndryshim të madh në planin e Presidentit Biden, i cili më herët kishte bërë thirrje që shumë amerikanë t’i blinin vetë testet, gjetja e cilave është shumë e vështirë, dhe më pas të kërkonin rimbursim nga sigurimi i tyre shëndetësor. Për herë të parë, qeveria amerikane do t’i dërgojë testet falas për COVID-19 direkt tek amerikanët, pas më shumë se një viti nxitje nga ekspertët e shëndetit publik.

 

Ekspertët e kishin kritikuar qasjen fillestare të zotit Biden, blej së pari, e rimbursohu më vonë, dhe kanë paralajmëruan se SHBA-ja do të përballet me probleme të tjera me testimin, në një kohë kritike. Mbrojtësit e testimit japin shembullin e vendeve si Britania e Madhe dhe Gjermania, të cilat kanë shpërndarë miliarda teste për publikun dhe rekomandojnë që njerëzit të testohen dy herë në javë.

 

Qeveria federale do të krijojë gjithashtu vende të reja testimi. Po kështu do të përdoret dhe një ligj federal i cili ndër të tjera autorizon presidentin që t’u kërkojë bizneseve të pranojnë dhe t’i japin përparësi kontratave për materiale që konsiderohen të nevojshme për mbrojtjen kombëtare, pavarësisht nga humbjet që mund të kenë. Ligji do të përdoret për të ndihmuar në prodhimin e më shumë testeve. Vendi i parë i ri i testimit i mbështetur nga federale do të hapet në Nju Jork këtë javë.

 

Megjithatë, rritja e testimit nga ana e administratës Biden vazhdon të jetë shumë larg niveleve për të plotësuar nevojat që të gjithë amerikanët të testohen sipas normave të rekomanduara, dy herë në javë. Sipas Fondacionit jofitimprurës Kaiser Family, për ta bërë këtë, SHBA-së do t’i duheshin 2.3 miliardë teste në muaj për të gjithë amerikanët mbi 12 vjeç. Kjo është gati pesë herë më shumë se gjysmë miliardi teste që zoti Biden ka vendosur të ofrojë.

 

Aktualisht, SHBA-ja mund të kryejë rreth 600 milionë teste në muaj, me testet në shtëpi që përbëjnë rreth gjysmën, sipas studiuesve nga Universiteti Shtetëror i Arizonës. I pyetur nga gazetarët Presidenti Biden tha se qeveria nuk ka dështuar lidhur me politikat e ndjekura në raport me testet, por situata është bërë problematike për shkak të përhapjes së shpejtë e të paparashikuar të variantit të ri të koronavirusit./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Biden Doza Teste vaksine

Nga e njëjta kategori

“Natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojn”, Rama për komentuesit në rrjete sociale: Në fjalorin tuaj me 40 fjalë, 20 i keni sharje

më shumë...

Antidroga e Tiranës kap furnizuesin kryesor të heroinës për grupet kriminale, kush është Gëzim Qorri me 20 vite “eksperiencë”

më shumë...

Protestat për Zvërnecin, Rama në Podcastin “Flasim”: Qindra, mijëra njerëz, delirantë që do të dëmtojnë turizmin

më shumë...

Terror në festivalin në SHBA, dy të armatosur shkëmbejnë zjarr në mes të turmës, 12 të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:30

“Natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojn”, Rama...

11:53

Dasma e Dua Lipës në Palermo mes...

11:44

Gjendjet i mbytur një person në lumin...

11:38

Arrestohet 37-vjeçari nga Fushë Kruja në Himarë,...

11:00

“Policia qëlloi e para”/ Flet për herë...

10:55

Antidroga e Tiranës kap furnizuesin kryesor të...

10:45

Votojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, ftojnë...

10:37

Goditet rrjeti i narkotikëve në Tiranë, sekuestrohen...

10:20

Protestat për Zvërnecin, Rama në Podcastin “Flasim”:...

9:33

Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar,...

9:20

Sarandë/ Shiste kokainë në lokalin që administronte,...

9:16

Terror në festivalin në SHBA, dy të...

9:01

Horoskopi i ditës: Çfarë kanë rezervuar yjet...

8:26

“Flamingot do marrin arratinë”, Rama ironizon protestuesit...

8:18

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Kosova voton sot

8:12

Moti sot në vend, reshje shiu në...

11:14

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e...

10:50

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në...

10:45

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

10:20

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset...

Më të klikuarat

  • “Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...
  • Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjo...
  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • “Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol&...
  • Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kur...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.