Besnik Hasi nuk do te jete me trajneri i Olimpiakos. Drejtuesit e kampioneve te Greqisë kane marre vendimin drastik, per te shkarkuar gjakovarin pas humbjes ne derbin e Athinës ndaj AEK 3-2 ne javën 5 te kampionatit grek.
Olimpiakos e mbylli pjesën e pare ne avantazh te dy golave kur pësoi tre ne te dytën, duke mos marre asnjë pike ne përfundim te takimit. Njeriu qe arriti te kualifikonte ne fazën e grupeve te Uefa Champions League, Olimpiakos duke e kthyer ne elitën e me te mirëve, filloi me pas t’i kthehej gjithçka kundër.
Pas fitores ne Beograd ndaj Partizanit dhe Rijekes ne Kroaci, per teknikun shqiptar filloi disheza ne rezultate. Fillimisht u mund nga Sportingun ne Karaiskaqi ne Champions, ndërsa ne kampionat mori dy barazimi përpara se te pësonte humbjen me te hidhur ne derbi.
Rezultate te pafalshme ku Olimpiakos per here te pare pas shume vitesh mban vendin e 4 ne renditje me 8 pike, 5 me pak se kryesuesit e AEK. Ne mediat greke flitet per nje “puç” brenda skuadrës ndërsa drejtuesit greke kane çuar tek ekipi i dyte portierin Stefanos Kapinos, i cili përflitet se eshte me origjine nga Himara.
Kjo eshte aventura e dyte e keqe ne karriere per 45- vjeçarin Besnik Hasi. Vitin e kaluar ai nënshkroi me Legian e Varshaves ne qershor, por u shkarkua ne shtator. E njejta histori i ndodh tashme edhe me kampionet e Greqise me te cilet kishte nënshkruar nje kontrate ne muajin qershor.