E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Berat, nis aksioni për bllokimin e karburanteve

Pas Tiranës është Bashkia e Beratit që ka ndërmarrë aksionin për bllokimin e të gjitha pikave të karburantit dhe pikave të tregtimit të gazit, që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licencën përkatëse dhe dokumentacionin e nevojshëm. Aktualisht, në qytetin e Beratit e ushtrojnë këtë aktivitet 35 subjekte nga të cilët vetëm 5 prej tyre kane aplikuar për t’u pajisur me licencë dhe dokumentacioni i tyre ka rezultuar i paplotë. Bashkia e Beratit bën me dije se kontrollet do të vazhdojnë deri në pajisjen me dokumentacion dhe shlyerjen e detyrimeve të taksave të parashikuara nga ligji.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë