Subscribe

Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi fjalën në “Forumin e Prespës” për të komentuar edhe një herë vendimin për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Shefi i qeverisë nuk kurseu ironinë, duke deklaruar se Bashkimi Evropian po zbavitet me Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht kësaj, Rama tha se nuk ndihet i mërzitur.

 

“Nuk jemi të frustruar dhe në depresion, jemi super. Sinqerisht ua them. Janë më depresivë prej nesh në BE, më nervozë. T’i lënë të gjithë, nuk do të lusim, nuk do të themi që jemi djem të mirë, çuna të mirë. Ne thjesht jemi fëmijë që rritemi. Meqë u vonuam në këtë drejtim, kemi histori të tmerrshme, kufizime të tmerrshme. Dhe në konferenca ata na masin në pritje sikur po na japin gjithë shtëpinë. S’doni konferencë me ne? Shumë mirë, një konferencë më pak për ne. Çfarë t’ju themi këtyre djemve, mos u shqetësoni, ne jemi me ju, ju nuk jeni me ne, jeni në Austri e Poloni. Nuk jeni me ne, nuk na duhet një gjë e tillë. Ata mund të bëjnë siç mendojnë, mund të bllokohen në mekanizmin e tyre të konsensusit. Djema na vjen keq me ju, do ju mbështesim, mos u mërzisni, do ju mbështesim edhe pse jeni të mërzitur. Keni një vend për tu zbavitur dhe ky vend është Ballkani Perëndimor. Pra mos mendoni se jemi në depresion, jemi super.”- tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *