Subscribe

Një çudi apo një realitet shqiptar? Klubi i basketbollit Tirana prej afro një jave stërvitet në stadiumin e kryeqytetit “Selman Stërmasi”. Kjo si pasojë se palestra ku ata duhet të ushtroheshin ende nuk ka marrë dritën jeshile për tu rihapur. Edhe pse në kushte jo të zakonshme, basketbollisti Gerti Shima e cilësoi si të vetmen zgjidhje në këtë situatë.

 

GERTI SHIMA

BASKETBOLLIST I TIRANËS

“Për një ekip si Tirana është pak mënyrë amatoreske për të zhvilluar stërvitje. Në një bisëdë që patëm me klubin e futbollit Tirana, me presidentin, u tregua i gatshëm dhe na i ka dhënë këto ambiente. Në po zhvillojmë prej më shumë se një javë stërvitjet tona atletike. Jo të gjitha sallat janë të mbyllura , të jemi realist . Ajo që mund të them unë është se klubi i Tiranës po i zbaton rregullat me përpikmëri sipas qeverisë. Kështu në momentin që do na vijë dhe letra për hapjen e sallës ”farie hoti” , atëherë do zhvendosemi atje.”

 

Të njëjtën gjë e konfirmon dhe trajneri i Tiranës Erkand Karaj sipas te cilit skuadra po ushtrohet intesivisht por ende nuk është arritur forma e duhur.

 

ERKAND KARAJ

TRAJNERI I KB TIRANËS

“Kemi rreth një javë  që kemi filluar këtu tek stadiumi. Forma është e mirë  po themi duke qënë se jemi në fillim. E kemi nisur ngadalë, nuk duam të kemi dëmtime. E çuditshme është se ne nuk na lejojnë të bëjmë brenda stërvitje kur çdo gjë është hapur, po themi restorantet, kafenetë, palestra e forcës, vetëm basketbolli dhe volejbolli nuk po merr dritën jeshile.”

 

Karaj nuk le pa përmendur dhe ligën e përbashkët që do të bëhet mes Kosovës dhe Shqipërisë për të cilën ende ka shumë paqartësi.

 

ERKAND KARAJ

TRAJNERI I KB TIRANËS

”Liga ka shumë të panjohura të them të drejtën. Kemi shumë pak informacion . Cilat skuadra do të marrin pjesë, vërtet janë thënë katër po asnjë nga skuadrat nuk është kontaktuar a kanë financa, a kanë njerëz në ekip që të përballen sepse nuk mund të luash në mesin e javës ligë unike dhe në fundjavë në kampionat.”

 

Sezoni që lamë pas u quajt COVID-19 dhe nuk shpalli një fitues, ndërsa federata e basketbollit vendosi 15 nëntorin si datë paraprake për sezonin  e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *