Subscribe

Lideri i PD, Lulzim Basha takoi një çift pensionistësh në Tiranë këtë të premte, për të folur më gjatë për programin ekonomik të PD për zgjedhjet. Basha tha se plani i demokratëve përmbush nevojat e pensionistëve.

 

“Për 2 vjet, për një koncept, për një plan që të ju përgjigjet nevojave të tuaja, por njëkohësisht të jetë i zbatueshëm. Ky është plani që ju përgjigjet nevojave tuaja dhe është i zbatueshëm dhe bën të mundur që jeta juaj të jetë pak më e mirë dhe qeveria të jetë në krahun tuaj. Qeveria të mendojë për ju, të jetë në krahun tuaj, mos të jetë pa rrugë, por të jetë më shumë lekë në xhepat tuaj, më shumë ushqime në tavolinën tuaj dhe pak më shumë siguri dhe vendin që meritoni të keni në shoqëri, për të gjithë atë sakrificë që keni bërë. Na keni rritur brezin tim, jeni shembull për ne që jemi prind tashmë që të bëjmë edhe ne të paktën të njëjtën sakrificë dhe të njëjtën devotshmëri me fëmijët tanë. Me 25 Prill kjo do jetë zgjedhja.”

 

Basha premtoi se rritja e pensioneve do të jetë jo më pak se 5%.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *