Subscribe

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i kërkon Rusisë te njohe pavarësinë e Kosovës, si dhe te mbështesë zbatimin e plote te marrëveshjes se Ohrit ne Maqedoni, duke aplikuar parimin e dygjuhësisë. Këto kërkesa, kryetari demokrat i ka bere te ditura gjate një  takimi me ambasadoren e federatës ruse ne Tirane, Aleksander Karpushin.

 

Sipas Lulzim Bashes, respektimi i këtyre dy çështjeve, do te rihapte nje kapitull te ri ne marrëdhëniet mes dy vendeve. Por i prere ka qene qëndrimi i  diplomatit rus, i cili ka theksuar se parimi baze i politikes se jashtme te Rusisë është mosnderhyrja ne punët e brendshme te vendeve te tjera. Duke u fokusuar tek Shqipëria, ambasadori i Rusisë theksoi se ekzistojnë mundësitë per bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *