Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Verës.

 

Në një postim në “Facebook”, lideri demokrat ka inkurajuar  të gjithë qytetarët, teksa gjatë kësaj periudhe po përballen me situatën e shkaktuar nga përhapja e COVID-19. Ai shkruan se duke  qenë të bashkuar, të gjithë do ia dalin të fitojnë betejën kundër koronavirusit.

 

 “Të gjithë bashkë si një familje e madhe do t’ja dalim! Gëzuar Ditën e Verës!☀️”, shkruan Basha.

 

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi këtë të shtunë se numri i rasteve që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus ka shkuar në 38, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *