Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas tensioneve tek Gjykata e Tiranës, ku deputetët e opozitës u përplasën me policinë, duke thyer derën.
Gjatë përpjekjes për te hyre ne ambientet e brendshme u gjakos edhe nënkryetari i PD, Edmond Spaho.
Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po mbron kriminelët dhe mafien. Ne një status ne facebook kreu demokrat tha: “shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës”.
Sipas tij, shqiptarët po kuptojnë se policia, Prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet.





