Subscribe

Opozita ka përshëndetur raportin e ODIHR për zgjedhjet lokale, një raport i cili ne leximin e Lulzim Bashes tregon se 30 qershori ishte procesi më problematik dhe më i pandershëm i dy dekadave të fundit.

 

 

LULZIM BASHA

 

KRYETAR I PD

 

 

Praktikisht ky është një dokument, i cili më shumë se raport zgjedhor ngjan me një raport për një ngjarje kriminale. Ky është raport që realisht përmban prova dhe fakte për të filluar hetime kriminale ndaj një sërë personash dhe institucionesh.Raporti i OSBE/ODIHR e ka rrëzuar farsën e 30 qershorit në çdo aspekt. Raporti tregon se 30 qershori ishte procesi më problematik dhe më i  pandershëm i dy dekadave të fundit.Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik, kemi një raport i cili nuk flet thjesht për parregullsi teknike, apo shkelje, por për krime të  mirëfillta dhe veprime të qëllimshme antiligjore të të gjithë stukturës elektorale në vend, dhe për një shkatërrim të qëllimshëm të të drejtës  së popullit për të zgjedhur.Praktikisht ky është një dokument, i cili më shumë se raport zgjedhor ngjan me një raport për një ngjarje kriminale. Ky është raport që  realisht përmban prova dhe fakte për të filluar hetime kriminale ndaj  një sërë personash dhe institucionesh.

 

 

Basha liston arsyet pse raporti e rrezon 30 qershorin; se pari sepse zgjedhjet u mbajtën në shkelje të dekreteve të Presidentit. Se dyti sepse procesi nuk kishte lidhje me të drejtën e popullit për të zgjedhur përfaqësuesit, se treti sepse ligjet u shkelen veçanërisht nga KQZ.

 

 

 

Për këto arsye, 30 qershori ishte një grusht institucional për kapjen e pushtetit vendor nga Edi Rama. Ky grusht institucional u realizua sërish në bashkëpunim e krimin.Ndonëse jo objekt i vlerësimit të Raportit, tashmë është një e vërtetë e njohur botërisht është se: Në mënyrë të qëllimshme, kapjen e pushtetit vendor Edi Rama e ka bërë në bashkëpunim me kriminelë.Janë deri tani dy kandidatë për kryebashkiakë të vertetuar me të shkuar kriminale dhe priten të tjerë.Për të kuptuar rëndësinë e këtij fakti duhet të kemi parasysh diçka: më 30 qershor nuk kishte asnjë konkurencë, nuk kishte asnjë garë. Edi Rama mund të emëronte këdo që dëshironte pa u shqetësuar se sa vota do të merrte. Por edhe në këto kushte zgjedhja e tij e natyrshme ishte krimi, ishin personat me rekorde kriminale.Duke vene ne dukje se edhe ne kushtet e mungesës se garës, lideri i mazhorances kandidoi persona me te shkuar kriminale si rasti i Shkodrës e Vorës, Basha theksoi se opozita e ka legjitim qëndrimin e saj se me Edi Ramen nuk mund te ketë zgjedhje te lira e te ndershme.Raporti tregon se në Shqipëri kushtetutë dhe ligj është vullneti personal i Edi Ramës, Raporti tregon se në Shqipëri shteti është vetëm një vegël në shërbim të vullnetit personal të Edi Ramës.

 

 

Dhe ne këtë sfond politik Basha ka bere publike prioritetet e PD.

 

 

 

E kam thënë disa herë, që e keqja ka depërtuar aq thellë dhe ka shkatërruar aq shumë, sa Shqipëria ka nevojë, jo vetëm për të larguar Edi Ramën sa më parë, por për një ndryshim rrënjësor, i cili do të zhdukë pasojat e thella të këtij regjimi kriminal por edhe të problemeve të tjera me demokracinë, ekonominë dhe qeverisjen që janë krijuar këto 30 vjet.Shqipëria ka nevojë që të ripërqafojë vlerat e pluralizmit, demokracisë, ligjit dhe lirisë.Kjo kërkon një reformë të thellë zgjedhore dhe një reformë të thellë politike. Ky është prioriteti ynë i menjëhershëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *