Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj mbi inceneratorët.

Basha tha përmes një reagimi në rrjetet sociale se qeveria operon si një “bandë kriminale dhe me kode mafioze kërcënojnë njëri-tjetrin”.

Ai thekson mes të tjerash se shqetësuese është fakti se janë vjedhur paratë e shqiptarëve.

REAGIMI
Është e qartë se këta operojnë si bandë kriminale dhe me kode mafioze kërcënojnë njëri-tjetrin. Njëri del në dosje me krimin, tjetri në pazare korrupsioni, tjetri kanabizon Shqipërinë.

Tani e pranojnë vetë dhe të gjithë tregojnë me gisht Edi Ramën. Kudo tjetër kryeministri do të ishte dorëhequr, por në rastin e tij sa më i madh abuzimi aq më e madhe arroganca.

Se çfarë bëjnë me njëri-tjetrin, kokat hëngshin, por çfarë shqetëson shqiptarët është se ata të gjithë bashkë nuk kanë ngrënë kumbulla e dardha, por paratë e shqiptarëve, kanë abuzuar me pasuritë e tyre. Dhe për këtë duhet të japin llogari para drejtësisë, nga i pari tek i fundit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *