Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të martë në një fasoneri në Shkodër, ku iu bëri thirrje bizneseve për të krijuar mundësi për të rritur pagat.
Teksa shpalosi planin ekonomik, lideri demokrat theksoi se PD do ta rrisë pagën minimale në 300 euro.
“Nafta më e shtrenjtë në Europë pas Suedisë. Plani ynë, rritja e pagës minimale në 300 euro. Pagën do e rrisë tregu, jo qeveria. Të gjithë njësoj para ligjit. Heqim taksën Rama, 240 lek/litër karburant. Ulim taksat, më shumë kapital për sipërmarrjen”, u shpreh Basha.





