Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha premton se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, pagat e personelit shëndetësor do të rriten me 1200 euro në muaj për mjekët dhe 700 euro në muaj për infermierët.

 

Gjatë fjalës së tij në konferencën “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, kreu i demokratëve përsërit qëndrimin e tij për anulimin e koncesioneve që në ditën e parë të qeverisjes.

 

“Pagat e personelit shendetesor do te rriten ne 1200 Euro ne muaj per mjeket dhe 700 Euro ne muaj per infermieret. Do te rrisim numrin e barnave te rimbursueshme. Ne Shqiperi do te futen vetem barna nga vende te origjines se sigurte, qe nuk demtojne shendetin e shqiptareve. Nevojitet liberalizim i paketave shëndetësore sipas nevojave të pacientit”, ishin këto disa nga zotimet e Bashës.

 

Po ashtu, lideri demokrati theksoi se medikamentet do të jenë falas dhe shqiptarëve nuk do iu duhet të paguajmë “bakshishe nën dorë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *