Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bashkohet protestës së artistëve kundër shembjen së Teatrit Kombëtar. Gjatë fjalës së tij Basha e ka cilësuar prishjen e godinës si akt i shkatërrimit të historisë dhe kulturës.

 

 “Unë flas si qytetarë këtu sot dhe janë në krahun tuaj. Shkatërrimi i kësaj pjesë të historisë, është shkatërrim i identitetet, kulturës dhe historisë. Është një akt kundër kujtesës së qytetit. Kjo është një beteje e qytetarëve. Politikë është mbrojta dhe punët e mira për qytetin. Idiot në Greqinë e lashtë, do të thotë se janë ata që nuk kujdesen për qytetit. Këtu nuk ka asnjë idiot. Projekti i grabitjes së Teatrit, është një projekt narkomafia.”

 

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga ky projektligj,  pasi partia demokratike do të bëjë gjithçka që të mos zbatohet ky projekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *