PE kemi parë si maratonomak, aktor, baba e kryetar Bashkie, megjithatë si këngëtar nuk do ta shohim kurrë Erion Veliaj.

I pyetur nga moderatorja Evi Reci nëse do ta shikonim ndonjë ditë të këndojë Erion Veliaj është shprehur se është “një tmerr” në të kënduar, ku nuk I ka kursyer batutat edhe për Lulëzim Bashën.

“ Për të kënduar jam tmerr, sidomos tani që ka filluar të këndohet himni në public nga ca politikanë, që nuk kanë dalë me shumë sukses, them robi nuk duhet të provojë gjëra, që e di që sdi me I bo . KËshtu që unë jam nga ata që jam më I kujdesshëm. Për vrap jam I mirë, edhe në futboll,kalceto , basketboll jam gjithashtu mire. Kështu që merrem me sporte që di ti luaj. Sporti I këndimit nuk është për mua”, ka thënë Veliaj.

Megjithatë larg syve të publikut Veliaj guxon të këndojë, dhe kjo vetëm para Kajan, ku aty ka mundësi të improvizojë.

“ Aty e provoj të këndoj. Ngaqë nuk di ninulla, më shumë improvizim I këtyre : Futja kot se del plotë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *