Ish-presidenti Bujar Nishani ngriti si shqetësim këtë të martë mbrojtjen ligjore të demokratëve që kanë marrë pjesë në protestat e organizuara nga opozita.

 

Ai akuzoi në rrjetet sociale kryedemokratin Lulzim Basha se i ka braktisur ata. Për këtë arsye, Nishani kërkoi nga avokatët të ofrojnë ndihmë ligjore falas për ta.

 

“Të nderuar miq, gjatë ditëve të fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH, në takime në qytete të ndryshme përveç të tjerash ndesha me një situatë të papranueshme për shumë anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Qindra prej tyre në të gjithë Shqipërinë endeshin prej 1 (një) viti nëpër dyert e prokurorisë e gjykatave si të pandehur për arsyen e vetme se kishin marrë pjesë në protestat e opozitës kundër regjimit banditesk të Edi Ramës. Por ata tashmë ishin lënë vetëm, në mëshirën e fatit të përballeshin me padrejtësinë e kontrolluar nga pushteti. Lulzim Basha i thirri në protestë demokratët dhe ata ju përgjigjën me dinjitet e sakrifica! Por sot ata demokratë janë të braktisur, ata janë të tradhëtuar! Të papunë për shkak të bindjeve politike janë në pamundësi financiare të pajtojnë avokatë e të ndjekin procedurat e padrejta hetimore e gjyqësore. Ata janë të tradhtuar edhe nga ata që ju kërkuan atyre aksionin qytetar. Ju bëj thirrje të gjithë avokatëve me integritet të lartë profesional, moral, qytetar e civil; të marrin përsipër mbrojtjen dhe ndjekjen e proçedurave gjyqësore të këtyre qytetarëve, falas pa pagesë! Ata demostruan përgjegjësi qytetare duke u ngritur ndaj padrejtësive, varfërisë, keqqeverisjes, korrupsionit, skandaleve të një pushtetit abuzues. Njeriu që i thirri në protestë i ka harruar dhe abandonuar tashmë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *