Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur disa shqetësime këtë të martë në seancën plenare. Në fjalën e tij, Braçe theksoi se në njësinë numër 5 janë gati 850 banesa pa legalizuar prej 35 vitesh.
“Janë gati 850 banesa që në Selitë janë pa legalizuar prej 35 vitesh. Madje ka banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie. Shqetësimi ka qenë i vazhdueshëm por nuk ka pasur lëvizje. Në programin e qeverisë është e shkruar që ky problem duhet të marrë fund brenda vitit 2028, por ajo që më shqetëson nuk shoh asnjë plan konkret të qartë dhe efikas pe t’i japi zgjidhje problemit të certifikimit të pronësisë. Këto 3 shqetësime t’ i paraqiteshin ministrave respektive”, tha Braçe.
Braçe u ndal dhe tek shërbimi shëndetësor për banorët e njësisë nr.5 në Tiranë të cilët marrin shërbim nga një qendër e ndodhur në katin e parë të një pallati.
“Natyrisht që e drejta për shërbim shëndetësor është jetike dhe themelore. Ka plot që banojnë në njësinë numër 5 dhe problemi është ofrimi i shërbimit shëndetësor. I gjithë shërbimi është kufizuar në një qendër që është në katin e parë të një pallati. Nuk ka poliklinikë dhe vetëm disa ambulanca që janë deri në 2-3 dhoma e kuzhinë në katet e para të pallatit. I kam ngritur këto probleme dhe në komision më thënë po ke të drejtë dhe nuk lëviz kush”, shtoi Braçe.
/vizionplus.tv





