Organizatat kriminale shqiptare vazhdojnë të mbeten nga më të rrezikshmet në Itali. Në raportin 6 mujor të drejtorisë hetimore të antimafias, të dorëzuar ne parlament, theksohet se bandat shqiptare janë më të dhunshmet dhe më të strukturuarat për shkak të lidhjeve familjare mes anëtarëve, si dhe respektimit te një kodi zakonor, si rregullat e Kanunit.

 

Raporti thekson se përdorimi i dhunës mbetet instrumenti përmes të cilit zgjidhen mosmarrëveshjet midis grupeve rivale.

 

Këto organizata, merren me trafikimin e heroinës, kokainës, emigrantëve të paligjshëm dhe armëve. Një tjetër sektor i rëndësishëm është prostitucioni, një zonë në të cilën organizatat shqiptare kanë tendencë t’i joshin viktimat brenda grupeve të bashkatdhetarëve.

 

Dokumenti i siguruar nga Vizion Plus, vëren se rruga e Ballkanit mbetet kryesore për organizatat kriminale, pasi shërben për lidhjen e vendeve të lindjes së mesme, ku përpunohen drogat e forta, për të futur produktin përfundimtar në tregjet e europës.

 

Në këtë korridor dominojnë kryesisht bandat Kosovare, boshnjako-shqiptare dhe në masë më të vogël ato serbo malazeze.

 

Raporti thekson se Shqipëria, është vendi kryesor për transportin e drogës, për shkak të pozicionit gjeografik strategjik dhe afërsisë me Italinë.

 

Kjo ka sjellë një bashkëpunim më të madh të policisë së dy vendeve për të goditur rrjetet kriminale.

 

Organizatat mafioze prej shumë kohësh kanë qenë gjithashtu “të lidhura” me botën e biznesit, të cilat merren me korrupsion dhe pastrim parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *