Subscribe

Avokati Jordan Daci ka diskutuar sot në “Quo Vadis” për Reformën në drejtësi dhe ecurinë e saj.

Daci u shpreh se drejtësia nuk mund të bëhet nga të rinjtë, por nga ekspertët pasi sipas tij drejtësësia kërkoj një përvojë jetësore. Sipas tij vettingu do të zgjase minimumi nga shtatë deri ne nëntë vite.

“Një 24 vjeçar që del sot, nuk mund të japë drejtësi sepse nuk është vetëm vvështje e të mësuarit teknicien, është edhe spirt edhe frymë.
Drejtësia kërkon një përvojë jetesore në kurriz sepse t’i thuash dikujt burgim të përjetshëm nuk duhet të jetë një vendim kaq i thjeshtë. Balanca vjen si pasojë e shumë gjërave që njeriu i bën pjesë të vetes. Unë e kam parashikuar që vettingu do zgjastë minimum 7 deri në 9 vite, mjafton të shohësh sa çështje gjykojnë në ditë ata. Ata i kanë dhënë luksin vetes të merren me një ose dy çështje në javë”, u shpreh Daci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *