Subscribe

Konflikti i vjetër kthehet në një tragjedi. Zbardhet dinamika e vrasjes së shënuar këtë të martë në fshatin Gjocaj të Peqinit.

 

Mësohet se autori, Leonard Bashaliu i ka shkuar në shtëpi viktimës, 44-vjeçarit Ylber Xhahysa, ku fillimisht kanë debatuar me njeri-tjetrin, e më pas konflikti devijoi në grushte.

 

Më pas, 36-vjeçari nxori armën dhe qëlloi në drejtim të Xhahysajt, i cili humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

 

Autori është arrestuar nga policia menjëherë pas krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *