Subscribe

Atentati i dy vëllezërve në Elbasan ku njëri prej tyre humbi jetën dhe tjetri mbeti I plagosur, mësohet se viktima kishte vetëm pak dit që kishte dalë nga burgu në Itali.

 

Viktimë e atentatit mbeti 24-vjeçari Klevi Baho, ndërsa mbeti i plagosur Sandër Baho 30 vjeç.

 

Ngjarja tragjike ndodhi mesnatën e kaluar, teksa dy të rinjtë u qëlluan me breshëri plumbash.

 

Ndërkohë informacionet bëjnë me dije se vëllai i tij ka marrë tre plumba në shpatull, por fatmirësisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *