Subscribe

 

Ai vjen për herë të dytë në Tiranë, por thotë se do të rikthehej sa herë që t’i jepej mundësia. Li Xiaocheng është emri më i njohur në Kinë, nëse përmendim akuarelin.

 

“Tirana është një qytet shumë i bukur, ka dritë dhe shumë pozitivitet. Do të rikthehesha sa herë të më ftonin. Këtë shije më ka lënë që në vizitën e parë, ky qytet. Sot, kam ardhur për një ekspozitë më të madhe. Do të prezantoj 40 punime, midis të cilave edhe ato që kam realizuar këtu gjatë vizitës së parë.”

 

Në Tiranë punët e tij të para i kemi parë në Bienalen e parë të Akuarelit, dy vite më parë. Mbrëmjen e së premtes, ai sjell më shumë punime, më të mirat që ka realizuar këto dy vite, me shijen që Shqipëria i la gjatë.

 

Ndryshe nga sa herën e parë kur ekspozita ishte shumë kolektive dhe nuk munda të ekspozojë më shumë punë, këtë herë ekspozita ka 40 punime të miat dhe 40 punime të artistit Helidon Haliti. “40+40” quhet ekspozita. Përtej kësaj jam i lumtur që do të kem seminare me studentët shqiptarë, pasi mesa di unë në universitetin tuaj të arteve nuk ka një lëndë për akuarelin, ndërsa interes ka.”

 

Li është pedagog i akuarelit në Kinë dhe një muaj më parë këtë ekspozitë të përbashkët me Helidon Halitin e ka çelur në vendin e tij. Veprat tanimë kanë mbërritur në Tiranë, e disa prej tyre do të mbeten këtu, si dhuratë nga artisti kinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *