Subscribe

Bashkia e Tiranës zhvillon dëgjesën e radhës me artistet per projektin e Teatrit te ri Kombëtar. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj kërkoi zgjedhjen e një përfaqësie artistesh per te vijuar bisedimet teknike me studion qe ka dizenjuar projektin. Por artistet kane qene serish te përçare. Nje përfaqësi e tyre kërkojnë ndërtimin e teatrit te ri dhe shfrytëzimin e gjithë sipërfaqes qe ai ka aktualisht.

 

Ndersa te tjere aktore janë kunder ndërtimit te teatrit te ri. Disa prej tyre janë larguar nga salla pas qëndrimit.

 

Nderkohe Instituti i Ndërtimit dhe Shërbimi Zjarrfikës kane ripublikuar raportin e ekspertizës se kryer ne godine. Per inxhinieret godina duhet shembur, nuk plotëson kushtet per te funksionuar si teatër.

 

Gjate dëgjesës me artistet është publikuar edhe qëndrimi i arkitektit danez Bjarke Ingels, i cili ka dizenjuar projektin e tetarit te ri. Sipas studios BIG, godina nuk mund te restaurohet pasi nuk përmbush kushtet te funksionuar si teatër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *