Subscribe

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama është ngjitur në destinacionin turistik të Thethit për të diskutuar për turizmin. Ai shoqërohej nga  ministrja Elisa Spiropali dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.

Rama ka publikuar një video nga Buni i Bajraktarit teksa shkëmben batuta me ministren Spiropali dhe kryebashkiakun Beci.

“Përshëndetje nga Buni i Bajraktarit, siç thotë Mamica ‘ballkoni i Perëndisë’”, shprehet Rama, i cili më pas kalon kameran nga ministarja.

Spiropali: Përshëndetje.

Rama: Ja ku e kam këtu edhe Vrana Kontin.

Beci: 1700 m lart jemi këtu.

Rama: Kemi ardhur dhe po ngjitemi drejt Thethit ku do diskutojmë atje me ata të cilët kanë hapur dyert dhe e kanë kthyer Thethin në një destinacion turistik evropian për programin e ri, paketën e re të mbështetjes për investimet në këto male. Paketa do t’i hapë rrugë të gjithë atyre që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë dhe që kanë punuar e punojnë pa pushim që kursimet e tyre t’i investojnë në tokat e të parëve me një lehtësi të plotë pa pasur më ato hallet e pafundme të zinxhirit të pronave.

Spiropali: Këtu jemi mu në qendrën e Alpeve. Pak më vonë do shkojmë në Theth se Vrana Konti nuk mund të na lërë në Malësi të Madhe. Do të në çojë në territorin e Shkodrës dhe do t’i biem përqark gjithë kësaj unaze që si asnjëherë ka marrë një zhvillim të ri dhe besoj do sjellë jo vetëm më shumë turistë por edhe më shumë begati për banorët e kësaj zone.

Rama: Po Vrana Konti sapo ka dalë nga Kështjella e Rozafatit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *