INSTAT ka publikuar sëfundmi të dhënat statistikore në lidhje me aksidentet rrugore gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Raportohet se gjatë periudhës janar-mars 2024 kanë vdekur 107 persona, nga të cilët 52 kanë qenë femra dhe 95 meshkuj.

Një e dhënë interesante e raportuar nga INSTAT ka të bëjë me ditët dhe orët kur ndodhin pjesa më e madhe e aksidenteve në rrugët e Shqipërisë,.

Mësohet se gjatë të enjtes dhe të shtunës ndodhin më shumë se 37% e totalit të aksidenteve, raporton vizionplus.tv.

Sa i përket orës, INSTAT rendit dy fasha oraresh kur rreziku është më i madh. Fasha më e rrezikshme kohore është ajo mes 14:00 dhe 17:00, ndërkohë që fasha tjetër po aq problematike është 19:00-24:00.

Në të dyja këto fasha ndodhin më shumë se gjysma e totalit të aksidenteve gjatë ditës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *