Subscribe

Ministri i Brendshëm Taulant Balla theksoi nevojën për një ligj të posaçëm që të mbulojë aspektet e dhunës online, sidomos ndaj vajzave dhe grave, të cilat janë më të prekura nga ky fenomen, duke përmendur edhe rastet e rënda që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit.

Ai nënvizoi se drafti tashmë është gati ndërkohë që ftoi opozitën për tu bashkuar kësaj iniciative të rëndësishme.

 “Ne i kemi të gjitha mekanizmat për të ndërhyrë sapo të kemi rregulluar dhe aspektin ligjor në mënyrë që të pengojmë dhe të bëjmë të pamunduar gjithëkënd që lidhet në internet të mos mundet të transmetojë dhe të përdorë platformat sociale me qëllim për të turpërruar, frikësuar, kërcënuar një viktimë. Ky do të jetë mendoj unë thelbi i një ligji për parandalimin e dhunës kibernetike”, u shpreh ministri.

Jo vetëm për krimet online, por Balla foli edhe për dhunën në familje ku tha se për dy muajt e parë të këtij viti ka patur raste të shumta të agresionit ndaj grave dhe vajzave,   e kjo është reflektuar edhe në urdhrat e mbrojtjes të lëshuara nga gjykatat.

“Kemi pasur 890 persona të dëmtuar nga dhuna. 629 janë gra dhe vajza që do të thotë se gratë dhe vajzat janë tre herë më shumë sesa gjinia tjetër. Një e dhënë tjetër për vitin 2024 është ajo e lëshimit të urdhërit të mbrojtjes nga sistemi gjyqësor dhe këtu kemi sërisht të njëjtën panoramë trishtuese, pas inga 465 të dëmtuar që kanë marrë urdhër mbrotje, 350 janë gra dhe vajza”, tha Balla.

Një tjetë shqetësim për ministrin mbetet dhuna seksuale. Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 125 raste të krimeve seksuale dhe nga këto 103 kanë qenë gra e vajza. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *