Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne thuhet se ka refuzuar të mbyllë derën për një lëvizje të madhe parash në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori belg është në kulmin e karrierës së tij dhe po kënaqet te Manchester City i trajnerit Pep Guardiola.

Megjithatë, De Bruyne është një objektiv për klubet në Superligën e Arabisë Saudite përpara afatit kalimtar të verës.

Sipas The Athletic, skuadrat e Superligës së Arabisë Saudite janë gati të bëjnë ofertë për 32-vjeçarin belg.

De Bruyne është një yll i madh në sport dhe ardhja e tij do të ishte një ‘fitore’ e madhe për sauditët.

Megjithatë, ai mund të mendojë se mund të konkurrojë në Evropë për vitet në vijim dhe të vazhdoj të mbetet në Etihad.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *