Subscribe

Me dosje në duar,  kryetari i bashkisë Erion Veliaj është paraqitur në SPAK herët në mëngjes këtë të martë, për tu pyetur si person në dijeni në lidhje me hetimet që po kryen prokuroria e posaçme  lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Por teksa po hynte në ambientet e prokurorisë  ai u ndesh me disa mbështetës të opozitës, të cilët ishin  aty bashkë me ish deputetin Klevis Balliun.

Kjo është hera e parë që Veliaj vjen në SPAK, pas një fletëthirrje nga prokurori Dritan Prenci, për t’u pyetur si një njeri që ka dijeni për rrethanat e çështjesh.

Por teksa ndodhet në SPAK, Veliaj ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale që duket se i drejtohet kundërshtarëve të tij politik.

Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”, ka shkruar  Veliaj, një shprehje e ish-presidentit amerikan Roosevelt.

Prej disa kohësh tashmë, SPAK, ka marrë në dorë dosjen e inceneratorit të Tiranës, hetimet e të cilës deri më tani kanë çuar pas hekurave disa zyrtarë të lartë, si Alqi Bllako, Taulant Tusha, Namik Simirxhiu, Bledar Karoli dhe Lefter Koka.

Ndërkohë të akuzuarit e tjerë si  Erjon Murataj dhe biznesmenët pronar të “Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim. Por  paraqitja e kryebashkiakut të Tiranës  ne SPAK vjen edhe pas hetimeve për tenderat në kuadër të së ashtuquajturës dosja 5D ku disa nga ish drejtorët kryesorë të bashkisë më të madhe janë nën akuzë pasi i jepnin miliona euro kompanisë së tyre.

Për disa të premte radhazi opozita ka protestuar duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *