Subscribe

Sadri Selaci, 31 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar ditën e sotme nga polciia e Fierit në kuadër të operacionit “Sharp”.

Policia njofton se 31-vjeçari ishte dënuar me 19 vite burg për një vrasje me thikë të kryer në vitin 2019.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 06.07.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 19 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Më datë 11.08.2019, në vendin e quajtur “Ura e Zharrës”, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. M. (aktualisht vuan dënimin në IEVP), ka vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin F. S../vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *