Policia ruse ka ndjekur penalisht një burrë nga Moska i akuzuar për shpifje ndaj ushtrisë ruse duke i lyer flokët blu dhe të verdhë, ngjyrat e Ukrainës.

Stanislav Netesov shkoi në një stacion policie në qendër të Moskës më 28 prill pasi u sulmua, u rrah dhe iu vodh telefoni një ditë më parë, sipas organizatës OVD-Info, e cila monitoron goditjen e zërave kritikë ndaj Kremlinit.

“Duke vlerësuar se ngjyra e flokëve së Netesov simbolizon Ukrainën dhe diskrediton ushtrinë ruse, policia e ndoqi atë”, shpjegon OVD-Info, e cila raporton se i akuzuari tani rrezikohet nga një gjobë për shkak të flokëve të tij të verdhë, blu dhe jeshil.

Që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022, Rusia ka filluar një goditje të pamëshirshme ndaj kritikëve të Kremlinit, veçanërisht atyre, anonimë apo të famshëm, që denoncojnë këtë luftë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *