Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA: Heqje e...

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në...

Mbyllet protesta e 16-të para kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Gogu nënshkruan tre konventa ndërkombëtare të KE

Ra nga mjeti lundures dhe humbi jetën në liqenin...

Ksamil/ Përplasen një mjet lundrues me skafin e Policisë...

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan...

Sulmohet cisterna me natfë pranë brigjeve të Jemenit

Ibrahimoviç tërbon suedezët, shkon me Kardinalen te shfaqja e...

Digjet makina diplomatike bullgare në Shkup

Kadilli skeptik: Vota e diasporës nuk realizohet as në 2025 e as në 2029, cili është qëllimi i Ramës në takimet e emigrantëve

16 Maj 20:41

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Fatbardh Kadilli ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.

I ftuar në edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Frida Mavriqin, Kadilli u shpreh skeptik për realizimin e votës së diasporës. Sipas tij, kjo gjë, pavarësisht retorikave, nuk do jetë e arritshme as në këto zgjedhje dhe as në 2029-tën.

Sa i përket turit të Ramës me shqiptarët që jetojnë jashtë, Kadilli tha se kryeministri po bën “detyrat e shtëpisë” si drejtues i një partie politike, teksa thotë se qëllimi i Ramës është të bindë familjarët e emigrantëve se ai ka mbështetjen e tyre.

Sa i takon reformës antikorrupsion të propozuar nga kryeministri, ai tha se janë institucionet e reja të drejtësisë ato që duhet të bëjnë detyrën e vet dhe të dënojnë këdo që ka prekur paratë publike.

Intervista e plotë:

-Vota e diasporës duket se do të bëhet realitet në zgjedhjet e ardhshme. Por pjesë e reformës nuk është PD e zotit Basha: Çfarë pasojash mund të ketë ky fakt në kampin opozitar?

Nuk besoj që vota e diasporës do të jetë realitet në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se retorikat e partive jaën që duhet të votojë edhe diaspora. Unë nuk e besoj se do të jetë realitet në këto zgjedhje, por kam frikë se nuk do të ndodhë as në vitin 2029. Nuk është infrastruktura gati. Teksti i kryetarit të KQZ i lexuar në mënyrë të qetë, do të thotë që falenderoj të gjithë që thonë që duam të bëhen zgjedhjet me diasporën, por kjo nuk ka për të ndodhur. Pavarësisht se partitë politike kanë retorikë për votën e  emigrantëve, kjo nuk ka për të ndodhur sepse nuk kanë infrastrukturën gati.

-Pas Athinës, kryeministri Rama do takohet me diasporën në Itali: A po krijojn ai avantazh politik krahasuar me opozitën sa i takon votës së emigrantëve?

Më shumë se votës së emigrantëve që nuk do ndodhë as në 2025 dhe as në 2029, zoti Rama po përpiqet ta përdorë turin e tij elektoral, për të ndikuar votën në Shqipëri dhe për të bindur shqiptarët që jetojnë këtu që është i mbështetur edhe nga shqiptarët jashtë. Për të krijuar një ndikim tek familjarët e tyre. Kjo është fushatë që çdo lider i partisë duhet ta bënte. Rama po bën detyrat e shtëpisë, si kryetar i PS, si një njeri që ka konsumuar fushatat brenda territorit të Shqipërisë dhe kërkon të krijojë një jehonë të natyrës nacionaliste dhe mbështetje më të gjerë sesa rezidentët e Shqipërisë.

-Kryeministri ka propozuar një reformë të re antikorrupsion, e përballë saj kemi dy qëndrimë të ndryshme nga opozita: Cili do të ishte vendim më i drejtë sipas jush? Mbështetje për nismën e Ramës apo refuzim?  

Rama nuk ka propozuar një reformë konkrete, por një rezolutë dhe një deklaratë politike. Deklarata politike antikorrupsion bëjnë të gjithë, edhe ata që janë tek dera e SPAK  dhe që popullata shqiptare vë bast kur do arrestohen. Edhe ata flasin kundër korrupsionit. Të flasësh kundër korrupsionit dhe mos mbash përgjegjësi politike, është një gjë e pavlerë. Institucionet e krijuara të realizojnë misionin për të cilin janë krijuar. Të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë prekur paratë publike./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Kadilli rama vota e emigranteve

Nga e njëjta kategori

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njohur Edi Tushe

më shumë...

“Është paqja ime”, Visi dedikim emocionues për bashkëshorten: Jemi shpirt binjak, ajo është unë dhe unë ajo

më shumë...

Emocionuese/ Soni Malaj këndon në skenën e Ferma Vip me mamin

më shumë...

Nga Amerika në Ferma Vip, Iliri surprizohet nga këngëtarja e njohur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:31

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

2:07

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta...

2:02

Iliri dhe Moza, kush prej tyre do...

1:04

“Është paqja ime”, Visi dedikim emocionues për...

12:33

Dy vite pa u parë, Moza nuk...

11:55

Finalja e madhe e Ferma Vip, kush...

11:46

Emocionuese/ Soni Malaj këndon në skenën e...

11:31

“Dashuria dhe martesa” Ilir-Moza, opinionistët shprehin rezerva,...

11:06

Nga Amerika në Ferma Vip, Iliri surprizohet...

10:41

“Forca, na ke bërë shumë krenar”, përlotet...

10:24

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA:...

10:05

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit...

9:31

Pritjes i erdhi fundi! Nis finalja e...

9:02

Mbyllet protesta e 16-të para kryeministrisë, qytetarët...

8:58

Sa herë që ndjeni ankth këto janë...

8:52

Gogu nënshkruan tre konventa ndërkombëtare të KE

8:40

Ra nga mjeti lundures dhe humbi jetën...

8:00

Ksamil/ Përplasen një mjet lundrues me skafin...

7:54

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten,...

7:43

Sulmohet cisterna me natfë pranë brigjeve të...

Më të klikuarat

  • Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menj...
  • “Mbrëmë u takuam me Vanesën”, Indri zbulon marrëdhënien me k...
  • Detaje të reja nga vrasja në Mirditë, identifikohet viktima...
  • Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit! Zbriti nga autobusi dhe...
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.