Një 42-vjeçar u arrestua nga policia si autor i dyshuar i zjarrvënies në fushën e mbetjeve në Lushnje.

 

Mondi Shehu, me detyrë roje pranë vendgrumbullimit, u ndalua me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe “ndotjes së ajrit”.

 

Ndonëse flakët u vunë nën kontroll, mbetjet vazhdojnë të digjen, ndërsa e gjithë zona ndodhet nën pushtetin e tymit dhe erës së keqe.

 

Më e prekur nga ndotja mbetet lagjia “18 tetori”, aty ku ndodhet dhe venddepozitimi i mbetjeve urbane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *