Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë uljes, 6...

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas këmbësorin në...

Sulm në portet ukrainase, goditen dy anije tregtare që...

Përshkallëzohen tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin...

Mblidhet Task Forca Ndërinstitucionale e Sezonit Turistik 2026, Gonxhja:...

Lavrov akuzon Ukrainën për “terrorizëm shtetëror”

Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shkon...

Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është më...

 “Shqipëria, në duart e krimit”, Berisha: Shteti mbron bandat....

Kushner takohet me Netanyahun, në fokus plani amerikan për...

Pse shfaqen “pika” që lëvizin kur vështroni qiellin?

27 Qershor 18:39

Nëse ju ka ndodhur ndonjëherë të shihni pika të vogla të ndritshme që lëvizin me shpejtësi në trajektore të çrregullta, ndërsa vështronit qiellin e kthjellët blu, shkenca ju siguron se nuk po shihnit insekte apo pluhur.

Por, bëhet fjalë për një fenomen krejtësisht normal të shikimit, i njohur si fenomeni entoptik i fushës blu (Blue Field Entoptic Phenomenon), ose fenomeni i Scheerer-it, sipas “IFL Science”.

Ky fenomen u zbulua për herë të parë, nga okulisti gjerman, Richard Scheerer në vitin 1924 dhe prej dekadash është studiuar në fushën e oftalmologjisë.

Fenomeni ndodh kur shikojmë një sipërfaqe shumë të ndritshme dhe uniforme, si një qiell pa re, dëborë ose një ekran me ndriçim të fortë.

Në këto kushte, disa njerëz shohin pika të vogla të bardha ose të ndritshme, që lëvizin shpejt, shpesh në trajektore zig-zag.

Shpjegimi qëndron te retina, shtresa e syrit që kap dritën.

Në kapilarët e saj, qarkullojnë vazhdimisht qelizat e kuqe dhe të bardha të gjakut.

Qelizat e kuqe, falë hemoglobinës, përthithin më shumë dritën blu, ndërsa qelizat e bardha nuk e kryejnë këtë funksion.

Si rezultat, kur një qelizë e bardhë kalon në një kapilar, ajo krijon një kontrast të vogël me sfondin dhe perceptohet si një pikë e ndritshme që lëviz.

Shkencëtarët shpjegojnë se truri ynë, zakonisht i filtron këto sinjale dhe nuk na lejon t’i perceptojmë.

Megjithatë, kur shikojmë një sfond blu dhe shumë të ndritshëm, si qielli në një ditë me diell, këto qeliza bëhen të dukshme për pak çaste.

Ekspertët theksojnë se fenomeni është plotësisht normal dhe nuk përbën shenjë të ndonjë sëmundjeje.

Përkundrazi, ai tregon se retina dhe qarkullimi i gjakut në të, po funksionojnë normalisht.

Ky fenomen nuk duhet ngatërruar me të ashtuquajturat “miza fluturuese” (floaters).

Këto të fundit janë njolla ose fije që krijohen nga ndryshimet në trupin qelqor të syrit dhe mund të shfaqen pavarësisht se ku shikoni.

Ndërsa fenomeni i Scheerer-it shfaqet vetëm kur shikoni sipërfaqe shumë të ndritshme dhe lidhet drejtpërdrejt, me lëvizjen e qelizave të bardha të gjakut, në kapilarët e retinës.

Madje, oftalmologët e përdorin këtë fenomen edhe në praktikën klinike.

Ekziston një test i quajtur “Entoptoskopi i fushës blu”, i cili shfrytëzon perceptimin e këtyre pikave, për të vlerësuar qarkullimin e gjakut në retinë dhe funksionimin e enëve të saj mikroskopike.

Ajo që e bën fenomenin edhe më interesant, është fakti se është një nga rastet e rralla kur njeriu mund të shohë, pa asnjë pajisje mjekësore, një proces biologjik, që ndodh brenda trupit të tij.

Për disa sekonda, është e mundur të perceptosh qelizat e bardha të gjakut, ndërsa lëvizin në enët mikroskopike të retinës – një detaj që zakonisht, truri e fsheh nga vetëdija jonë.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Pika qielli Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ndikimi i fortë që do të ketë eklipsi diellor, shenjat që duhet të bëjnë kujdes

më shumë...

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e kuptuar dhe që mund t’ju prishin gjumin

më shumë...

4 shenjat e horoskopit që do të “pasurohen” deri më 10 shtator, universi u sjell para

më shumë...

Dy shenjat e zodiakut që marrin gjithmonë atë që duan në jetë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:32

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë...

6:18

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas...

6:17

Sulm në portet ukrainase, goditen dy anije...

6:04

Situata me zjarret/ Ministri Nufi: Dy helikopterë...

5:34

Ndikimi i fortë që do të ketë...

5:27

Përshkallëzohen tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Trump...

5:18

Mblidhet Task Forca Ndërinstitucionale e Sezonit Turistik...

5:08

Lavrov akuzon Ukrainën për “terrorizëm shtetëror”

4:59

Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e...

4:43

Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk...

4:31

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:21

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

3:55

“Është rritur numri i turistëve”, INSTAT: Në...

3:40

Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton...

3:32

4 shenjat e horoskopit që do të...

3:14

42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën,...

3:00

 “Shqipëria, në duart e krimit”, Berisha: Shteti...

2:58

Kushner takohet me Netanyahun, në fokus plani...

2:57

Makina dhe kamioni përmbysen në mes të...

2:43

Rodri një hap larg Barcelonës, katalansit arrijnë...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Ministri Lamallari thërret me urgjencë drejtuesit vendorë të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.