Vetëm 14 vjeç, por një hajdut serial që ishte kthyer në tmerrin e banorëve të Tiranës, kryesisht të njësisë bashkiake nr 8 dhe jo vetëm.
Komisariati nr 4 në kryeqytet ka arrestuar të miturin, autor i dyshuar i më shumë se 150 vjedhjeve, të paktën të dokumentuara gjatë 2 viteve të fundit.
Këto janë pamjet që tregojnë 14-vjeçarin i cili futet në biznese të ndryshme dhe arrin që të marrë shuma parash apo sende të tjera. I mituri fillimisht pikaste bizneset dhe gjatë orëve të vona të natës futej dhe merrte shumat e parave.
Jo vetëm kaq, por i mituri ishte autor dhe i vjedhjeve të motorave apo motomjeteve të ndryshme.
Në pranga e policisë kanë përfunduar dhe dy persona të tjerë, Agron Doçi vjeç 48 dhe Altin Hyseni 41-vjeç. Këta të fundit dyshohet se nxisnin të miturin që të kryente vjedhje të ndryshme kryesisht të motomjeteve dhe më pas i shisnin në tregun e zi. Ndërkohë Komisariati nr 4 po punon për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta persona./vizionplus.tv





