Komisariatet e policisë, në shumicën dërmuese të vendit do të kenë shefa të rinj.

 

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu ka firmosur lëvizjet e fundit të cilat pritet të pasohen edhe me ndryshime të tjera në rang drejtorësh në qarqe.

 

Sipas burimeve Veliu ka emëruar shefa të rinj, në komisariatin e Fierit, Lushnjës, Peqinit, Mirditës, Durrësit, Elbasanit , Beratit dhe Shkodrës por edhe në disa zona të tjera. Po ashtu në ditët në vijim priten lëvizje edhe në komisariatet e kryeqytetit , ku dy prej tyre aktualisht drejtohen nga të komanduar. Lëvizjet e Veliut vijnë në një kohë kur situata e kriminalitetit paraqitet e rënduar.

 

Pak ditë më parë pas vrasjes së vëllezërve Bilali, drejtori i policisë së Shkodrës Vehbi Bushati u shkarkua dhe vendin e tij e zuri Niko Brahimi. Të njëjtin fat pak javë më parë e pati edhe drejtori i policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj i cili u zëvendësua nga Rebani Jaupaj. Lëvizjet në strukturat vendore vijnë 3 muaj para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit por bëhen edhe për tu dhënë zgjidhje problematikave te konstatuara gjatë 2018-ës dhe tremujorit të parë këtij te këtij viti.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *