Subscribe

Janë dashur tre ditë diskutime me orë të gjata që Bordi Drejtues i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të marrë masa për të penalizuar kompanitë e sigurimit.
Debatet maratone kanë përfunduar me një vendim qesharak: Vetëm 10 milion lekë të vjetra gjobe, për secilën nga këto kompani. Megjithatë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka vendosur ta mbaje te fshehte shumen e gjobës. Në faqen e internetit, AMF ka njoftuar vetëm përfundimin e mbledhjes dhe masat administrative të marra për kompanitë, të cilat rritën në mënyrë të menjëhershme çmimin e sigurimit pa njoftuar, por jo shumën e gjobës së vendosur mbi to. Policat e Sigurimit u rritën mesatarisht nga 14 mijë në 18 mijë lek të rinj, një rritje prej 20%, gjë e cila pritet t’i sjellë 8 kompanive të sigurimit në total 15 milion euro fitime. Me anë të këtij vendimi, kompanitë nuk frikësohen të rritin më tej çmimet, pasi gjoba përpara fitimeve të tyre është e papërfillshme. Përpara disa vitesh, AMF hoqi dhe çmimin tavan që ndalonte rritjen deri në një nivel të caktuar të primit të detyrueshëm për automjetet. Për afërsisht 600 mijë makinat që qarkullojnë në Shqipëri, kompanitë kanë siguruar nga prerja e figuracioneve 22 milion euro dhe kanë paguar për zhdëmtime vetëm 1.7 milion. Rritja e njëkohshme e siguracioneve ka bërë që dhe Autoriteti i Konkurrencës të hapë një hetim ku dyshohet se me anë të marrëveshjeve kartel, firmat kanë rënë dakord me njëra-tjetër për të rritur çmimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *